Foto ilustruese
Në ngjarje makabër ka ndodhur në Itali, ku trupi i një shqiptari është gjetur i coptuar.
Bëhet me dije se shqiptari që është gjetur i pajetë është Shefki Kurti, 71 vjeç i lindur në Durrës. Mediat italiane bëjnë me dije se disa pjesë të trupit u gjetën më 28 korrik, po nuk kishte të dhëna për viktimën, ndërsa sot është identifikuar.
Fillimisht është gjetur një këmbë më pas një krah, e më tej u gjet qesja e mbeturinave me pjesët e tjera. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.