Ish kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur me një status në rrjetet sociale, eliminimin me dron të Ayman al Zawahiri kreu i organizatës terroriste al Qaeda.
Berisha i referohet deklaratës së Presidentit Joe Biden në shënimin e tij.
Ja postimi i plotë:
Kryeterroristi Ayman al Zawahiri mori atë që meritoi!
Të dashur miq, Presidenti i SHBA-së Joe Biden njoftoi në një fjalim se, Ayman al Zawahiri kreu i organizatës terroriste al Qaeda, u vra në një operacion të suksesshëm kundërterrorist me dronë nga CIA në Kabul.
Ai ishte aktualisht kryeterroristi i rrjetit terrorist Al Qaeda i cili së bashku me shefin e tij kryterroristin Osama bin Laden planifikuan dhe organizuan sulmin mbi “Kullat Binjake” në New York, në të cilin u vranë 2900 qytetarë. Duke përshëndetur këtë akt, shtoj, se vrasja e al Zawahirit është një sukses i madh i SHBA-së në luftën kundër terrorizmit por edhe një ngushëllim tjetër për viktimat e aktit të tij barbar të 11 shtatorit 2001 dhe akteve të tjera terroriste të projektuara dhe organizuara pre tij.