Policisë së Shtetit, Bashkive, Kapitenerisë së Porteve, dhe Ministrisë së Turizmit.
Të ndalet njëherë e mirë bashkautorësia në vrasjen e radhës.
Drejtor, nuk ka kohë për deklarata ngushëllimi, por vepro dhe ndalo “armët vrasëse” në brigjet shqiptare.
Mirela(Kumbaro), lëri qeset me mbeturina, se nuk të vret lëkura e shalqinit dhe e kungullit, por shiko të sigurosh jetën e njerëzve, pa cënuar edhe kërshërinë e turistëve.
Kryetar të bashkive bregdetare, boll më me abuzime dhe qoka, rëre, çadrash dhe leje shfrytëzimi për mjete lundruese.
Kapiteneria e Porteve, boll më me dhënie lejesh lundrimi dhe Patenta lundrimi për “kuç e maç”
Ndryshe bëheni bashkautorë në vrasjen e radhës.
VRASËSI, që u arrestua për marrjen e jetës së fëmijës, nuk do e kishte të mundur të kryente veprimin, nëse Ministria e Turizmit , Bashkitë, dhe Policia e Shtetit me paaftësinë
dhe neglizhencën e theksuar, do të bënin detyrën e tyre dhe nuk do të lejonin mjetet lundruese të cënonin jetën e njerëzve.
Asnjë mjet lundrues nuk duhet të jete më afër sesa 500-1000 metra larg plazhit, në vijë anësore në periferi, dhe jo më afër sesa 300 metra nga vija bregdetare.
Në të kundërt do të jeni bashkautorë në vrasjen e radhës.
Nuk kam fjalë ngushëllimi për Familjen e Fëmijës, nuk i gjej dot fjalët jooo