Një zjarr i madh ka përfshirë një hapësirë të madhe shumë pranë aeroportit Ndërkombëtar të Heathroë në Londër ka shkaktuar alarm- shkruan Daily Mail
Në vendngjarje kanë shkuar më shumë se 100 zjarrfikës me 15 automjete, ndërsa kanë ndërhyrë edhe helikopterë për të shuar flakët.
Sipas mediave britanike, zjarri ka rënë në afërsi të Hatton Road, Feltham.
Pamjet nga zona tregojnë tym të dendur ndërsa avioni, siç shihet në videon përkatëse, po i afrohet aeroportit normalisht.
Banorëve të zonës u është thënë të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre dhe të mbyllin dritaret për shkak të tymit të dendur.