-Nga libri i përkthyer “Çuditë e Amerikës”-
PEMA E ARRËS
Midis San Françiskos dhe Sakramentos, është një vend i veçantë i quajtur Pema e Arrës (The Nut Tree).
Më 1851, Xhosia Allison shkoi në Perëndim për të gjetur flori, por në vend të tij, ai gjeti një thesar të vërtetë në klimën dhe tokën pjellore të Kalifornisë.
Ai solli gjithë familjen nga Ajova (Iowa) dhe vendosi të merrej me
bujqësi.
Mbolli fruta të ndryshme e më 1860-tën mbolli edhe një pemë arre pranë Rrugës “Emigranti” që kalonte afër shtëpisë së tij.
Kjo kokërr arre që Xhosia e mbolli në tokën pjellore, ishte një dhuratë prej mbesës së vet 12 vjeçare, Selli (Sally).
Në udhëtimin e rrezikshëm drejt Kalifornisë, indianët e egërsuar e plagosën seriozisht Sellin me shigjetë, por ajo i shpëtoi vdekjes.
Kjo bëri që nënë e bijë të dimëronin në Albaquerke, në shtetin Meksika e Re,(New Mexico).
Në pranverë ato morën rrugën për në Kaliforni. Nga vagoni i trenit në Arizona, ajo mori një arrë në brigjet e Lumit Xhila (Gila River) dhe e solli si dhuratë për xhaxhain e saj, Xhosia në Kaliforni.
Pema ishte jo vetëm nën kujdesin e familjes që e mbolli, por edhe në vëmendje të sa e sa udhëtarëve që pushonin nën hijen e saj.
Ferma u zhvillua vrullshëm dhe më 1921 u hap një shitore me emrin “Pema Gjigande e Sellit”.
Më pas u hap një restorant, një dyqan lodrash, një hekurudhë në miniaturë, një aeroport, një qendër pazari dhe një furrë buke. Atëherë, më 1962 Shërbimi Postar i Shteteve të Bashkuara (USPS-United States Postal Services) e përcaktoi zyrtarisht këtë zonë si Pema e Arrës, Kaliforni. (Nut Tree, California).
Sot, te ky vend bëhen milona dollarë biznes.
Kjo vetëm e vetëm sepse vajza e vogël kishte një kokërr arre dhe e dhuroi atë.



