Gjatë konferencës së përbashkët me homologun spanjoll Pedro Sanchez, Rama i bëri thirrje presidentit Serb të mos i ushqejë grupet në veriun e Kosovës me justifikime.
“I bëj thirrje autoriteteve në Beograd, presidentit të Serbisë që të mos ushqejnë me asnjë lloj justufikimi grupe të caktuara në veriun e Kosovës që për arsyen e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshjeje që jo vetëm duhet zbatuar, por është e vlefshme të zbatohet edhe për t’i dhënë më shumë besueshmëri dialogut mes Serbisë dhe Kosovës”, tha Rama.