Karabinierët italianë kanë arrestuar një 27-vjeçar shqiptar, që akuzohet se shpërndante lëndë narkotike në Romë.
Gjatë kontrollit, policia gjeti në çantën e të riut një sasi mariuane.
Ajo që habiti karabinierët është se në momentin e ndalimit ata e kanë pyetur 27-vjeçarin se çfarë kishte në çantë dhe ai është përgjigjur sinqeisht, se kishte pak mariuanë.
27-vjeçari shqiptar më pas u shoqërua në burgun e Leçes.