Mediat greke bëjnë me dije se një burr me origjinë shqiptare ka goditur disa herë me thikë gruan e tij, e cila më pas ndërroi jetë në spitalin e Zakynthos.
Sipas informacioneve të para, autori pas një zënke ka rrahur rëndë gruan e tij dhe më pas e ka goditur me thikë disa herë në gjoks dhe në qafë.
Çifti ka tre fëmijë, dy prej të cilëve të mitur.
Ndërkohë departamenti i Policisë së Zakynthos ka nisur punën për kapjen e autorit.

