Ish kryeministri Britanik Boris Johnson dhe nusja e tij Carrie kurorëzuan dashurinë e tyre për herë të dytë mbasi dasma e parë u bë në kohë COVID-i dhe pati vetëm 30 të ftuar.
Carrie veshi një fustan mëndafshi Ruby nga Savannah Miller, i cili kushton 3,500 paund, por nusja e mori me qira për vetëm 25 Paund nga faqja e internetit Wardrobe HQ, duke dëshmuar se është nikoqire e zonja.
Të ftuarit që erdhën në festën e dasmës të shtunën në Daylesford House në Gloucestershire, në pronësi të kryetarit të JCB, Lord Bamford, u pritën me shampanjë.
Ata mbërritën në vendin ku mbahej festa me Rolls Royces, Range Rovers dhe një helikopter, raportoi The Telegraph.
Një pjesë e vogël e deputetëve besnikë të zotit Johnson ishin të ftuar në mesin e rreth 150 të pranishmeve, mes tyre Jacob Rees-Mogg, Ben Wallace, Nadine Dorries, Amanda Milling, ish-kryetar i partisë konservatore dhe ish-sekretari i kulturës John Whittingdale.