Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka pritur sot Kryetarin e Komunës Gostivar Arben Taravari.
Do të organizojmë në Tiranë, shkruan Veliaj, “Javën e Gostivarit”, por gjithashtu do të bashkëpunojmë në inovacion, art e kulturë.
Postimi i tij:
Shumë i lumtur 😊 që prita një mik të mirë si kryetari i Komunës së Gostivarit🇲🇰, Arben Taravari.
Biseduam si mund të bashkëpunojmë në inovacion, art e kulturë, por edhe për të realizuar “Javën e Gostivarit” në Tiranë. ❤️
Faleminderit! 🙏🏼