Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Minesota, ku një 17-vjeçar është goditur për vdekje me thikë, ndërsa 4 persona të tjerë mbetën të plagosur.
Mediat e huaja bëjnë me dije se i mituri është goditur me thikë nga një 52-vjeçar nga Minesota, i cili është vënë në pranga.
Viktima dhe të plagosurit kanë qenë duke ecur përgjatë lumit Apple pranë qytetit të Somerset në Wisconsin perëndimor, afër kufirit të Minesotës.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij sulmi, ndërsa autoritetet kanë nisur punën për zbardhen e plotë të ngjarjes.
Sherifi Scott Knudson tha se skena në vendndodhjen e largët ishte “kaotike, e frikshme”.
Ai shtoi: Jam i sigurt se kushdo që e ka parë këtë nuk do ta harrojë kurrë. Është një tragjedi.