Jo vetëm në Serbi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, toka është lëkundur edhe në Greqi.
Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter dhe është shënuar në Greqi mëngjesi e sotëm, në Etoloakarnania, Greqia qendrore.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 6 kilometra në verilindje të Palairos Etoloakarnania, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 20.4 kilometra.
Sipas mediave greke, nuk raportohen për dëme materiale apo në njerëz.