Ish-presidenti i Filipineve, Fidel Ramos, i cili udhëhoqi vendin përmes një periudhe të rrallë zhvillimi dhe paqeje, vdiq sot në moshën 94-vjeçare, thanë zyrtarë të lartë.
Ramos ishte president i Republikës së ishujve për 6 vite, të cilat konsiderohen si periudhë e mbarë për popullin mbi 50 milionë banorë.
“Eddie” siç e quajnë qytetarët e Filipineve , shërbeu si president nga viti 1992 deri në 1998.
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Filipine shprehu ngushëllime duke e quajtur Ramos një “politikan të përkushtuar” dhe një “shtyllë të demokracisë”.
Fidel Ramos ishte protestanti i parë që u zgjodh në detyrën më të lartë në këtë vend kryesisht katolik, pavarësisht kundërshtimit të disa anëtarëve të Kishës.