Situatë e vështirë në veri të Kosovës, që kanë pasuar provokimin e presidentit Vuçiç, i cili reklamoi sot hartën e Kosovës nën flamurin serb.
Mbrëmjen e sotme, policia kosovare raporton se në veri të vendit ka patur të shtëna me armë në drejtim të forcave të policisë, por që fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme.
“Ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur”, thuhet mes tjerash në njoftim të Policisë.