Këta janë pjepra të varietetit Jubari dhe emrin e marrin prej zonës ku kultivohen.
Janë prodhimet e fushës më të famshëm, jo vetëm në atdheun tyre Japoni, por në gjithë botën.
Kultivohen në Jubari, në zonën e Hokaidos, një qytet në veri të Japonisë.
Çdo vit, në muajin maj organizohet një panair i posaçëm për pjeprat emblematike
Ata janë shitur edhe për pesë milionë jen në ankandin e parë të vitit”, shkruan agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo”.
Çmimimet e tyre në këto panair-ankande kanë shkuar nga 11.500 euro deri në 22000 dollarë për kokërr.
Pjeprat Yubari rriten në kushte të vështira në dimrin e ashpër të Hokkaido.
Vjelja fillon në maj dhe zgjat deri në gusht.
Në tregtinë normale, një pjepër i tillë kushton “vetëm” disa mijëra jen, që megjithatë është ende një çmim i lartë.
Simbolika e tyre është miqësia, ata përdoren për dhuratë për njerëzit që i duam ose i vlerësojmë shumë.

