Parashikohet që temperaturat ditore sot do të jenë në vlerat nga 17°C deri në 38°C.
Orët e para të ditës, pjesa më e madhe e territorit do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore.
Por, sipas MetoAlb në vijim parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat malore duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluar në Veri dhe Verilindje.