Euro e mbylli javën në kuota minimale kundrejt lekut shqiptar.
Sipas Kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë për rreth një javë një euro është shkëmbyer mesatarisht me 116 lekë duke pësuar ulje-ngritje të pa përfillshme.
Kujtojmë se edhe dollari amerikan ka pësuar ulje gjatë javës së fundit të korrikut duke u shkëmbyer me rreth 114 lekë nga 117 që ishte në mes të muaji kur u barazua me monedhën europiane.