Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Mallakastrës, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi M. Sh., 54 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit masiv të territorit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar në fshatin Zhupanat, u gjetën të kultivuara bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa. Nga hetimet rezultoi se autor i kultivimit të tyre është shtetasi M. Sh.
“Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin M. Sh., 54 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit masiv të territorit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar në fshatin Zhupanat, u gjetën të kultivuara bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa. Nga hetimet rezultoi se autor i kultivimit të tyre është shtetasi M. Sh.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale” njofton policia.

