Është konfirmuar në Malin e Zi rasti i parë i lisë së majmunit.
Bëhet me dije se i infektuari është një shtetas malazez dhe se gjendja e tij shëndetësore momentalisht është shumë e mirë. Mali i Zi i është bashkuar listës së 79 vendeve ku është regjistruar kjo sëmundje.
“Janë njoftuar të gjitha institucionet kompetente në përputhje me protokollet kombëtare dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.