Një aksident i rëndë ka ndodhur në kufirin mes Casatisma dhe Bressana Bottarone në Itali, ku ka humbur jetën një shqiptar.
Bëhet me dije se 37-vjeçari shqiptarë ka humbur kontrollin dhe mjeti është pëplasur me një pemë.
Duket se makina ka bërë një frenim të gjatë, më shumë se 50 metra. 37-vjeçari, i cili ndodhej vetëm në makinë, për t’i shpëtuar përplasjes fatale është hedhur nga makina në ecje, por ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë në vend.