Ka kohë, nëpër shpirt më ecën një vajzë,
Aterieve të mia ajo mbjell lule mahnitëse.
E çdo mbrëmje më thotë nga një përrallë
Sesi duhemi me ndjenjën pashijuar- sfilitëse!
Ajo, kopshtare që në flokët e mia të zbardhura,
më vë nga një kurorë plot me fjalë dashurie
Dhe fluturon si pëllumb me flatra t’bardha
ikën drejt qiellit teksa lutet në emra perëndie!
Vajza e luleve më mahnit me bukurinë e saj
Unë udhëtar ëndrrash, e ajo si zanë mali.
Ka diellëzim bukurie dhe më mbyt në vaj,
Për vajzën e luleve çdo mëngjes më mbyt malli!
Tërë ditën gatuaj mallin me lotët e vetmisë,
Mbrëmjeve e pres prush si zjarr nëpër ëndërr!
Ajo kthehet m’puth ethshëm në emër të dashurisë
dhe me orkestrën e zemrave bëhemi nuse e dhëndërr!
Si pëllumbeshë vajza e luleve vjen dhe ikën,
dhe mbi zemër më vizaton ëmbël pritjen!

