Ish kryeministri Berisha, ka shkruar sot në “Facebook” se afro 800 mijë shqiptarë kanë emigruar drejt vendeve të BE-së, në vitet 2014-2021.
Këto janë të dhëna nga Eurostat.
Shqetësimin e tij, kreu i PD-së, Sali Berisha e përcjellë me një album fotosh nga Mirdita, në takimin e zhvilluar para pak ditësh për të njëjtën temë.
Ja postimi i tij:
Album nga Foltorja me mirditorët e mençur dhe patriotë kushtuar shpopullimit masiv të vendit. 2014-2021, sipas Eurostat, vetëm në vendet e BE-së emigruan 774,417 qytetarë shqiptar. sb