Iniciativa e shumë lavdëruar nga nismëtarët e Ballkanit të Hapur nuk gjeti vend në tryezën e bisedimeve mes Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe dy udhëheqësve kosovarë.
Presidentja Vjosa Osmani pas kthimit nga SHBA-ja mohoi se kjo temë u fol në takim, derisa kryeministri Albin Kurti tregoi se cilave tema iu kushtuan më shumë rëndësi.
S’është përmendur Ballkani i Hapur”, u përgjigj shkurt Osmani në konferencën për media, raporton Gazeta Express.
“80% të vëllimit kohor ka pasë të bëjë për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-SHBA dhe konteksti ndërkombëtar. SHBA e njeh plotësisht siç ajo e ka shpallë vetën – shtet i pavarur, sovran dhe demokrati. Kosova për SHBA-në është shtet normal. Ajo çka e pranojmë janë marrëdhëniet me Serbinë s’e ka normale”, plotësoi Kurti, duke treguar se theksi i takimit ishte vënë te partneriteti Kosovë-SHBA. Gazeta Express