Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elbasan.
Orët e para të mëngjesit të sotëm, Ramiz Mici 37 vjeçar ka goditur me thikë bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezin po 37 vjeçe.
Si pasojë e plagëve të marra, ajo ka humbur jetën.
Krimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, brenda banesës, në lagjen “Skenderbej”, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka shkuar në banesën ku ndodhi krimi dhe janë në ndjekje të autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, thuhet në një njoftim të policisë.