Arrinte vlerën 40 milionë paund, sekuestrohet kokaina e fshehur në ngarkesën me banane
Një aksion kundër lëndëve narkotike është zhvilluar nga autoritetet në Londër.
Mediat e huaja shkruajnë se gjatë këtij aksioni në një port të Essex , u gjetën më shumë se gjysmë ton drogë e klasit A, e cila ishte e fshehur në një ngarkesë me banane, shkruan the guardian
Sipas policisë londineze, ngarkesa me kokainë kolumbiane kishte destinacion Holandën dhe se nëse do të dilte në treg do të kapte vlerën e 40 mln paundëve.
Adam Berry, menaxheri i operacioneve të degës së NCA-së, e përshkroi zbulimin si një “goditje të madhe” për kontrabandistët.

