KPA (Komisioni i Posaçëm i Apelimit) ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës, Adnand Xhelili.
KPA ka lënë në fuqi vendimin e KPK të marrë në mars 2020, që e kishte shkarkuar prokurorin.
Mirëpo Xhelili e pati ankimuar vendimin në Kolegj.
Sot, prokurori Xhelili u njoh me vendimin përfundimtar që e shkarkon nga detyra me arsyetimin se nuk justifikonte pasurinë.