NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha në SHBA/ Takon Kongresmenin Joe Wilson, kryetar i Komisionit te Helsinkit të kongresit të SHBA. Diskutime mbi pasojat e narkoshtetit dhe farsës zgjedhore nevoja për qeveri teknike në Shqipëri dhe gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
    1 day ago
    Gazment Bardhi/ Edhe sa vila të padeklaruara duhet t’i zbulohen Belinda Ballukut, në mënyrë që SPAK të sjellë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit për t’i hapur rrugë arrestimit të saj?
    2 days ago
    Gremina e arsimit në Shqipëri/ Prof. Luçiano Boçi: Asterix-i që shfryn propagandën
    3 days ago
    Belind Këlliçi/ Skandali i trafikut të armëve, duhen dorëheqje dhe hetime të menjëhershme nga SPAK!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Rama shqiptarëve: Flamuri ynë është në mes të dy flamujve të rëndësishëm.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Ngjela kundër Ramës: Po dhe Sazanin do shkosh në burg, dhënia e ishullit i intereson Beogradit.
Të tjera
Durrës/ Finalizohet operacioni “Informacioni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Aktualitet
Luçiano Boçi/ LUANI NË SPAK, HIENAT NË LUKS
Të tjera
Berisha në SHBA/ Takon Kongresmenin Joe Wilson, kryetar i Komisionit te Helsinkit të kongresit të SHBA. Diskutime mbi pasojat e narkoshtetit dhe farsës zgjedhore nevoja për qeveri teknike në Shqipëri dhe gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
Kryesore Politikë
Kontroll në një hotel në Krujë/ Armë zjarri, jelek antiplumb dhe 20 mijë euro cash, arrestohet pronari 40-vjeçar
Aktualitet
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Rama shqiptarëve: Flamuri ynë është në mes të dy flamujve të rëndësishëm.

Neutrale
Last updated: 2022/07/29 at 8:43 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video mesazh në rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Mesazhi u transmetua mbrëmjen e djeshme për ndjekësit e koncertit që u zhvillua në sheshin “Skënderbej”.

“Çfarë dite! Çfarë mbrëmje!

Një shekull më parë, në 28 korrik të vitit 1922, Shqipëria u lidh me Shtetet e Bashkuara, nëntë ditë më parë rruga e Shqipërisë u lidh zyrtarisht, pa kthim, me atë të Europës së mohuar me shekuj!

Imagjinojeni vetëm për një çast motra dhe vëllezër, vetëm për një çast: As prindërit tanë, as gjyshërit tanë, as stërgjyshërit e katragjyshërit tanë, asnjëherë shqiptarët përpara nesh nuk e patën fatin dhe mundësinë tonë! Fatin dhe mundësinë e zgjedhjes së lirë të destinacionit të tyre, edhe pse, qysh prej Gjergj Kastriotit ëndrra e vrarë, e plagosur, e dhunuar, e mohuar, e të tërë brezave para nesh vinte nga dielli që lind andej nga perëndon! Ata mbijetuan në tatëpjetat e perandorive dhe regjimeve që nuk i zgjodhën vetë, ndërsa ne kemi fatin dhe mundësinë të jetojmë në të përpjetën drejt majës ku Shqipëria e ka vendin e saj natyral, nën qiellin e Europës së Bashkuar.

Nisja zyrtare e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian është vetëm fundi i fillimit të një rruge tejet sfiduese, por të duhur, të lodhshme, por të bukur, të gjatë, por aspak të vetmuar. Nga vendi më i vetmuar, më i prapambetur, me i varfër i kontinentit, ne sot, jemi jo ku e ku më të zhvilluar e më pak të varfër se sa vetëm tre dekada më parë, po jemi më shumë se asnjëherë më parë në këto tre dekada, të mbrojtur nga çdo rrezik, në mes të dy aleatëve tanë të mëdhenj strategjike, SHBA e BE, dhe të respektuar nga çdokush në arenën ndërkombëtare, si një vend i vogël, por me karakter dhe dinjitet.

Shqipëria në krye të OSBE, Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria ne tryezën e negociatave për anëtarësim, Shqipëria bazë ajrorë dhe së shpejti edhe bazë detare e NATO-s, Shqipëria në krye të procesit të transformimit të rajonit nga një zonë lufte e konfliktesh, në një zone paqeje e zhvillimi ekonomik, të gjitha këto zhvillime të këtyre viteve më të fundit, që jo prindërit e gjyshërit tanë, po as shumëkush prej nesh as që i imagjinonte dot deri para disa vitesh, kur Shqipëria kishte humbur busullën dhe çdo dinjitet ndërkombëtar!

Po sigurisht, në rrugën për të ardhur deri këtu, përveç rolit tonë vendimtar në këto vite, ka pasur edhe plot kontributorë të tjerë, duke nisur nga ata që dolën në rrugë me thirrjen, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, deri tek çdokush që e vendosi një gur në këtë mur që kemi ngritur gjer më sot me mund e me durim të madh e mbi të gjitha me vizion të qartë për Shqipërinë. Por lartësia ku e kemi ngjitur sot Shqipërinë, na tregon edhe se sa poshtë ishim kur u nisëm, po edhe se sa rrugë e përpjekje ka akoma për të arritur majën e ëndërruar për 500 vjet me radhë.
Kini besim! Kini besim motra e vëllezër se ajo majë do të jetë e jona, sepse e jona është barra që historia na caktoi për ta ngjitur flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në atë majë, i yni është misioni i garantimit të pakthyeshmërisë së rrugës së modernizimit të Shqipërisë, tonat janë edhe dhimbjet e kësaj të përpjete, ku rrëshqitjet e rrëzimet janë të pashmangshme, po ku i pashmangshëm është edhe triumfi i drejtësisë!

Ndjehuni mirë sonte, ndjehuni mirë çdo ditë më tutje, sepse më e fortë Shqipëria s’ka qenë kurrë, më të fortë se sot shqiptarët në Shqipëri e në këtë rajon s’kanë qenë kurrë, falë pa diskutim edhe dy kokave të shqiponjës së miqësive tona, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. Ndjehuni të sigurt në të ardhmen dhe të motivuar të punojmë çdo ditë e më shumë që ajo të bëhet sa më parë e sotmja e Shqipërisë së fëmijëve tanë.

Dhe mbi të gjitha ndjehuni krenarë për Shqipërinë dhe për flamurin më të bukur në botë, sepse sot flamuri ynë është në mes dy të tjerëve, që janë mishërimi i lirisë, i demokracisë dhe i fuqisë për të shkuar çdo ditë të sigurt përpara!

Zoti i bekoftë këta flamuj!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo janë!“,-tha Rama në mesazhin e tij

TAGGED: Lajme
Neutrale July 29, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Ngjela kundër Ramës: Po dhe Sazanin do shkosh në burg, dhënia e ishullit i intereson Beogradit.
2 hours ago
Durrës/ Finalizohet operacioni “Informacioni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
3 hours ago
Luçiano Boçi/ LUANI NË SPAK, HIENAT NË LUKS
19 hours ago
Berisha në SHBA/ Takon Kongresmenin Joe Wilson, kryetar i Komisionit te Helsinkit të kongresit të SHBA. Diskutime mbi pasojat e narkoshtetit dhe farsës zgjedhore nevoja për qeveri teknike në Shqipëri dhe gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
1 day ago
Kontroll në një hotel në Krujë/ Armë zjarri, jelek antiplumb dhe 20 mijë euro cash, arrestohet pronari 40-vjeçar
1 day ago

Ngjela kundër Ramës: Po dhe Sazanin do shkosh në burg, dhënia e ishullit i intereson Beogradit.

Durrës/ Finalizohet operacioni “Informacioni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Luçiano Boçi/ LUANI NË SPAK, HIENAT NË LUKS

Berisha në SHBA/ Takon Kongresmenin Joe Wilson, kryetar i Komisionit te Helsinkit të kongresit të SHBA. Diskutime mbi pasojat e narkoshtetit dhe farsës zgjedhore nevoja për qeveri teknike në Shqipëri dhe gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?