Policia e Stambollit ka raportuar se modelja e njohur ruse Sofia Olifrenko, 23 vjeçare, ka humbur jetën tragjikisht pasi është rrëzuar nga tarraca e hotelit.
Ngjarja ka ndodhur në një hotel të stambollit, ku Olifrenko është gjetur e shtrirë në tokë e vdekur.
Nëpërmjet pamjeve të kamerave të vëzhgimit policia vërejti se si Olifrenko ishte duke u lëkundur dhe duke qëndruar me vështirësi sipër tarracës.
Bashkëshorti i Olifrenkos, ka postuar një mesazh lamtumire në llogarinë e tij në Instagram, duke thënë:
“Sofje, nuk mund ta përshkruaj me fjalë se sa do të thotë për mua. Motivimi im, motori im i jetës, ti ishe gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Ndihem pa fjalë për dhimbjen që po përjetoj. Të uroj një udhëtim të sigurt në parajsë, gruaja ime e dashur.”