Ish-deputeti Lefter Maliqi thotë se do të kandidojë për kryetar të një bashkie në qarkun e Beratit, nën siglën e opozitës së bashkuar.
Duke komentuar nga një studio televizive me superlativa rikthimin e Ilir Metës në politikën aktive, Maliqi tha se “binomi i fuqishëm Berisha-Meta”, kanë 7 fishin e energjisë së kryeministrit Edi Rama.
“Bashkimi i këtij binomi të fuqishëm, Sali Berisha mosha 78-vjeç me energji dyfishin e Ramës dhe Ilir Meta me energji 5-fishin e Ramës, do të thotë 7-fishin e energjisë. Ilir Meta ka tre ditë që ka ardhur në krye të Partisë së Lirisë, dhe di të them që nga mëngjesi në darkë nuk pushon.
Kam pasur të tjerë që më drejtonin në fushatë, por tani të merr të paktën 3 herë në ditë, ku je, ça po bën do organizojmë takim, shko te njerëzit. Ka kërkesë të lartë llogarie gjë që s’ka pasur. Pra të vë dhe përpara përgjegjësisë. Sigurisht do të jem edhe unë në një nga bashkitë e qarkut të Beratit nga opozita e bashkuar”, tha ndër të tjera Maliqi në FaxNews.