Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg ish-kryetarin e Bashkisë së Lushnjës Fatos Tushe.
Ai u arrestua, para një viti, së bashku me vartës të tij dhe përfitues të fondeve publike nga bashkia.
Tushe është akuzuar për shpërdorim detyre dhe abuzim me buxhetin e institucionit.
Krahas burgut,atij i hiqet e drejta që të mbajë funksione publike për 5 vite.
Vendimet për të pandehurit e tjerë.
Flamur Peqini 2 vite burg
Gentjan Nushe ish kryebashkiaku, 1.8 vite burg
Leonard Sefa, 1.6 muaj burg
Gerta Turku 1.4 muaj burg
Bardh Mëhilli,1.6 vite burg
Gazmend Çela, 1.8 vite burg
Margarita Gjermeni,1.4 muaj
Xhemal Hasko, 1.4
Andi Nushko, 1.4
Bektash Nezha, 1 vit burg. Del nga qelia sepse ka përfunduar dënimin.
Ani Simoni, 1.2 muaj
Ledi Aleksi, 8 muaj. Del nga burgu sepse ka përfunduar dënimin.