Kjo është efektivja e policisë 26-vjeçare që dha frymën e fundit në makinën e patrullës E reja, ndërsa ishte në patrullë,nuk u ndje mirë dhe u rrëzua.
Vajza fatkeqe dha frymën e fundit në makinën e patrullës kur në orët e para të 20 korrikut gjatë një patrulle rutinë së bashku me një kolege, u ndje keq dhe u rrëzua. Mesazhet e mbështetjes për prindërit dhe motrat e saj janë të shumta.
Vdekja e papritur e polices 26-vjeçare, Haroula Kanellos, ka futur në zi familjen e saj, por edhe banorët nga vendlindja e saj në fshatin Koftra Analipsios të Nafpaktos.