Dua Lipa e ka patur koncertin e fundit në Toronto, të mërkurën, por duket se nuk ka shkuar siç duhet.
Gjithçka ndodhi, kur disa fansa futën fishekzjarrë brenda ambienteve ku u mbajt koncerti, i kanë ndezur dhe kanë plagosur disa të pranishëm.
Këngëtarja u ngjit në skenë në Scotiabank Arena të mërkurën mbrëma, kur disa fishekzjarrë
shpërthyen drejt dyshemesë dhe skenës.
Pati shpërthime të shumta, teksa në skenë po performonte Dua Lipa dhe balerinët e saj shoqërues.
Një përfaqësues i Shërbimit Policor të Torontos tha për TMZ se ata morën një telefonatë pak para mesnatës për fishekzjarre në fund të shfaqjes.
TMZ raporton se të paktën tre persona kanë pësuar lëndime të lehta, por për fat të mirë, askush nuk ka pasur nevojë të shtrohet në spital. Gjithashtu nuk ka pasur dëmtime në arenë, një fakt fatlum nisur nga mundësia e zjarreve.
Në këtë kohë, policët po punojnë me stafin e sigurisë në Scotiabank Arena për të shqyrtuar pamjet e sigurisë dhe për të përcaktuar se si u futën fishekzjarrët brenda dhe kush është përgjegjës për ndezjen e tyre.
Dua ende nuk ka reaguar rreth incidentit.

