Një 68-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një përrua në vendin e quajtur “Gropa e Zilfos” në Delvinë.
Dyshohet se viktima ka vrarë veten në kushte depresioni.
Arrihet në këtë përfundim paraprak, mbasi një armë gjahu u gjend pranë trupit të tij.
Njoftimi:
“Më datë 29.07.2022, rreth orës 11:40, në një përrua, në vendin e quajtur “Gropa e Zilfos”, Delvinë, është gjetur i pajetë nga familjarët, shtetasi V. A., 68 vjeç, banues në Delvinë. Dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë në kushte depresioni, me një armë gjahu që u gjet pranë trupit të tij”, informon policia.