Më 28 korrik 1922, Shqipëria, njihet zyrtarisht nga Shtetet e Bashkuara. Që nga përpjekjet e Presidentit Wilson, e deri më sot, Shtetet e Bashkuara, kanë luajtur rol thelbësor mbi faktorin shqiptar në Ballkan.
Miqësi shekullore, që nga shoqata Vatra apo revista Ylli i Mëngjezit, ku përcaktohet veprimtaria politike dhe patriotike e diasporës shqiptare. Dekadat e errta të diktaturës, u munduan ta shuanin këtë marrëdhënie por kjo ishte e pamundur, pasi rrënjët e miqësisë, ishin më të forta se urrejtja e regjimit të Hoxhës.
Nuk është thjeshtë marrëdhënie politike por mbi të gjitha është marrëdhënie njerëzore. Shqiptarët në SH.B.A, janë shumë. Ata kanë krijuar familje, kanë lindur fëmijë, janë integruar, punojnë, kanë hapur biznese në tokën amerikane.
Nga marrëdhënia me SHBA, Ballkani sot ka stabilitet dhe është shkëputur nga konflikti i armatosur ndëretnik.
Shqipëria është vend anëtar në NATO kurse Kosova, një shtet i lirë.