Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka zhvilluar një konferencë shtypi për sulmin kibernetik mbi platformën qeveritare e-Albania.
Ajo doli para mediave së bashku me drejtoreshën e AKSHI-t Linda Karçanaj dhe përfaqësuesin e skuadrës speciale të Microsoft për sigurinë kibernetike, Kevin Chin.
Balluku u shpreh se sulmi kibernetik ndaj sistemeve online ndaj vendit tonë ishte një luftë e mirëfilltë.
Nga fjala e zv.kryeministres Balluku:
‘Ky është komunikimi parë pas agresionit masiv. Sot jam me drejtoreshën e AKSHIT dhe me përfaqësues të Microsoft-it. Ky agresion është një luftë e mirëfilltë. Do monitorojmë situatën. Sistemet po rikuperohen dhe po kthehen në normalitet. Vigjilenca jonë është maksimale. Dje, ka patur një takim tjetër të komitetit për mbrojtjen kibernetike. U lanë detyra për të gjithë aktorët e fushës dhe janë marrë vendime për bashkëpunime me Microsoft, por edhe FBI që na dha mbështetjen që ditën e parë apo dhe shërbime të tjera inteligjente”- tha ajo