Ky ka qenë mesazhi që ka përcjellë Ambasada Amerikane në Tiranë, teksa ka uruar 45 magjistratët e rinj, të cilët ju bashkuan prokurorive dhe gjykatave në vend.
Këtë mesazh të qartë dhe duke i mëshuar Reformës në Drejtësi, ambasada e ka postuar në faqen zyrtare të saj.
Ja postimi:
🇦🇱 | Urime 45 magjistratëve e rinj të cilët ju bashkuan gjykatave dhe prokurorive këtë javë. Qytetarët shqiptarë presin që ju të jeni gjyqtarët dhe prokurorët me nivelin më të lartë të integritetit dhe profesionalizmit, duke treguar kurajon për të qenë të pavarur dhe të paanshëm në çdo hap të rrugës tuaj. Ne mbështesim Këshillat dhe Shkollën e Magjistraturës në punën e tyre për plotësimin në kohë të vendeve vakante, në mënyrë që drejtësia të vendoset sa më shpejt të jetë e mundur. Reforma në drejtësi po përparon dhe zbatimi i suksesshëm i saj mbetet kyç për të çuar më tej integrimin e Shqipërisë në BE.
🇺🇸 | Congratulations to 45 new magistrates joining the courts and prosecution offices this week. Albanian citizens expect you to be the judges and prosecutors with the highest level of integrity and professionalism, showing the courage to be independent and impartial in every step of your way. We support the Councils and the School of Magistrates in working to fill in the vacancies timely so that justice is served sooner than later. Justice reform is progressing, and its successful implementation remains key to further advance Albania’s EU integration.