Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj, ka deklaruar sot në konferencën për mediat se 98% e shërbimeve online janë rikthyer në funksion pas sulmit kibernetik që pësoi platforma dhe faqet qeveritare pak ditë më parë.
Asnjë e dhënë nuk është fshirë, u shpreh ajo.
Nga fjala e saj:
“Administrata publike i është rikthyer normalitetit dhe procesit të punës hap pas hapi. Është izoluar aktiviteti keqdashës. AKSHI po punon me partnerët e microsoftit.
Ky sulm nuk kishte ndodhur ndonjëherë në historinë e vendit tonë. Ishin dy lloje sulmesh. Aktiviteti i parë ishte një lloj Rowsomere që ka për qëllim marrjen e të dhënave kundrejt një pagese.
Por në këtë rast kjo ishte për
të larguar vëmendjen nga qëllimi i vërtetë i sulmit për fshirjen e të dhënave. Nuk pati humbje të dhënash falë reagimit të shpejtë. Janë zbatuar protokollet dhe politikat ndërkombëtare të sigurisë kibernetike. Sistemet u verifikuan një nga një që të ishim të sigurt për çdo element para se të ktheheshin online”