Ministria e Mbrojtjes njofton se në të gjithë vendin janë aktive 16 vatra zjarri.
Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë përfshirë zjarrfikëse dhe vullnetar.
Gjithsej të angazhuar 436 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 29 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter.
Helikopteri i Forcës Ajrore ka operuar në fshatin Ndërshen, Bashkia Mirditë.
Aktualisht janë aktive vatrat në:
Fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë.
Fshatin Vinjollë, bashkia Kurbin.
Fshatin Qukës, Skëndërbej, bashkia Prrenjas.