Dy efektivë të Policisë Rrugore janë pezulluar nga detyra në Vlorë.
Në njoftimin për mediat Agjencia e Mbikqyrjes policore Vlorë bën me dije se kjo masë është marrë ndaj inspektor Igli Llupo, me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë dhe Renato Yzeiraj, me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.
Dy efektivët akuzohen për veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.