Sheshi “Skënderbej” shndërrohet në arenë festive me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe ShBA-ve, por edhe hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.
Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në organizimin e inicuar nga Partia Socialiste dhe qeveria në kuadër të hapjes së negociatave me Bashkimin Europian si dhe të 100-vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.
Në këtë manifestim do të performojnë disa nga këngëtarët më të mirë shqiptar si Alban Skënderaj, Soni Malaj, Anxhela Peristeri, Ylli Limani Eneida Tarifa, Fifi, e të tjerë.
Ndërsa në orën 20:30 do të mblidhet kryeministri Rama me kabinetin qeveritar.