Në këtë seancë do të votohet shkarkimi i zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe emërimi në këtë post të Belinda Ballukut.
Gjithashtu për emërimin e Majlinda Dhuka në pozicionin Ministre Shteti dhe kryenegociatore me BE-në.
Opozita kërkoi me këmbëngulje që seanca të shoqërohej me debat parlamentar, por maxhoranca nuk e pranoi këtë kërkesë.
Për rrjedhojë, seanca mbetet të jetë rutine dhe vetëm si një detyrim formal ligjor.



