Sipas MeteoAlb, Shqipëria mbetet në dominimin e kthjellimeve pjesën e parë të ditës dhe me temperatura të larta, pasditja sjell vranësira dhe në zona të caktuara mund të shkarkoi reshje të pakta shiu.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 35°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Parashikohet që pas mesdite vranësirat e pakta të shfaqen në të gjithë Shqipërinë, ku pritet që herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu të izoluara në zonat malore dhe pjesërisht në ultësirën perëndimore do të ketë momente të pakta me pika shiu