Jo vetëm figura I.M., por janë zbuluar edhe pesë persona të tjerë të rëndësishëm në listën që Autoriteti i Dosjeve i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë.
Edhe ata rezultojnë të përfshirë në aktivitetin e Sigurimit të Shtetit.
Personat e përmendur në letrën drejtuar Nikollës janë shtetasit me inicialet A.D., Th.S., S.H., Xh.Sh., si dhe D.Ç.
Ditën e djeshme, Lindita Nikolla foli për njoftimin e Autoritetit të Dosjeve për politikanin me inicialet I.M., i cili kishte qenë informator i Sigurimit të Shtetit.
Ajo e cilësoi tronditës këtë rast, ndërsa theksoi se Kuvendi duhet të reagojë.
Fill mbas konferencës së saj, reagoi ashpër Ilir Meta, që e quajti Kryetaren e Kuvendit, një pulë dhe injorante me mesatare 5.9.

