Në takimin e organizuar në Ambasadën e SHBA, me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, mbasi u dëgjua video-mesazhi i Presidentit Joe Biden, midis të tjerëve e ka mar fjalën edhe Kryeministri Edi Rama.
Në fjalën e tij, ai u shpreh, se Enver Hoxha, duke drejtuar sulmet ndaj Amerikës, në fakt rriti dashurinë e shqiptarëve ndaj SHBA-së.
Efekti qe i kundër, tha ai, nga çfarë priste diktatura.
Nga fjala e tij:
“Por në fakt nuk është një 100 vjetor që vjen pas një miqësie të lumtur, por pas një historie që është përcaktuese në këtë marrëdhënie sot, historia e ndarjes me dhunë të shqiptarëve nga bota dhe shkëputja e marrëdhënieve me SHBA-në.
Në njëfarë mënyre, Enver Hoxha është njeriu që ka punuar më shumë se të tërë për këtë ditë, për dashurinë e shqiptarëve drejt SHBA-së. Ka punuar më shumë se gjysmë shekulli për t’i kthyer shqiptarët në dashnorët më të epur të SHBA-së,” tha Kryeministri Edi Rama duke përfunduar:
“Të gjitha ato që bëri për t’i larguar nga SHBA u përkthyen në kalimin e shqiptarëve në ekstremin tjetër.”