Athina është përfshirë nga protesta të dhunshme ditën e sotme, ku grupet anarkiste kanë bllokuar rrugët kryesore të kryeqytetit grek, por edhe të qyteteve të tjera
Protothema.gr raporton se protestuesit kërkojnë lirimin nga burgu të një prej anarkistëve më të njohur grek, Janis Michailidhis.
Këshilli Penal i Amfisës refuzoi
sot kërkesën për lirimin e anarkistit Janis Michailidhis.
Sipas videove dhe fotove të shpërndara ne mediat greke marshuesit u përfshinë në incidente të dhunshme, me policinë që u përgjigj duke hedhur gaz lotsjellës, kimikate dhe ujë me presion.