Shpirti shqiptar që kurrë nuk resht për liri!
Ish Presidenti american George W Bush mesazh shqiptarëve me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA;
Unë dhe Laura ju dërgojmë përshëndetjet më të ngrohta. Ky gur kilometrik është dëshmi e miqësisë tonë. Në 2007 isha krenar që isha presidenti që vizitoj Shqipërinë. U bëmë dëshmitarë të mikpritjes tuaj të sinqertë. Jam i lumtur të shoh Shqipërinë dhe SHBA si aleatë. Shpirti shqiptar, që kurrë nuk resht për liri, dhe tradita juaj e besës, janë vlera. Gëzuar të gjithëve 100-vjetorin!