Policia sekuestroi lëndë të dyshuar narkotike heroinë, peshore elektronike, 4 aparate celulare dhe një shumë parash.
U arrestua 37-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari kriminale dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij.
E. K., 37 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Në kërkim është shtetasi E. R., 28 vjeç, banues po në Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.