NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
    1 day ago
    Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
    1 day ago
    Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
    2 days ago
    Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Berisha: Miqësia amerikane me Ramën, si të shkosh me Sajmir Tahirin në Shtëpinë e Bardhë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
Kryesore Politikë
Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
Kryesore Politikë
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.
Aktualitet
Irena Beqiraj/ Albanian Files ” Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!
Të tjera
Rasti i dytë brenda pak ditëve/ Alarm te Akademia e Policisë, sëmuren 60 studentë, transportohen në QSUT
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Berisha: Miqësia amerikane me Ramën, si të shkosh me Sajmir Tahirin në Shtëpinë e Bardhë

Neutrale
Last updated: 2022/07/28 at 3:49 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

“Të festosh marrëdhëniet Shqipëri-SHBA me Ramën e Ballën, si të shkosh me Tahirin në Shtëpinë e Bardhë”

Prononcimi për mediat i kryetarit të PD, Sali Berisha, jashtë sallës së Kuvendit

* Në Parlamentin e monizmit të plotë, Edi Rama shkelmon rregulloren e cila në nenin 110 të saj sanksionon debatin Parlamentar për programin, por edhe për përbërjen e Këshillit të Ministrave. Sot ndryshon përbërja e Këshillit të Ministrave dhe në çdo Parlament në botë, përveç Parlamentit të monizmit të plotë do të bëhej debat. Këtë e ka të qartë Edi Rama, por ai bën çdo lloj manovre dhe çdo lloj përpjekje për të mbuluar faktin se ai, Rama, është padrino i Arben Ahmetajt. Ia thash edhe në Parlament, vish çdo lloj xhakete, por qyrkun e hajdutit nuk e heq dot kurrë nga shpina. Kjo është e vërteta. E vërteta është se ai ka firmosur në shkelmim të ligjeve të vendit dhe vetëm e vetëm për të vjedhur. Kontratë me negociata të mbyllura që s’mund të firmosej kurrë nga një kryeministër që do të zbatojë ligjin.

Edi Rama është shumëfishi i Arben Ahmetajt. Ai ka urdhëruar Arben Ahmetajn për prekjen e fondit rezerve të Këshillit të Ministrave që përdoret për fatkeqësi natyrore apo truma të tjera, përdorimin e tij për inceneratorët, qoftë për Elbasanin, qoftë për Fierin. Edi Rama është firmëtari i famshëm që dha për tenderin e Sharrës 8 pikë kompanisë së vet Gugalja-Zoto-Mërtiri. Ja pse nuk lejoi diskutimin, se këto do ia tregonim me dokumente shqiptarëve. Do i tregonim shqiptarëve se vërtetë Ahmetaj është strumbullar i kësaj çështje, por bajlozët e zinj më kryesorë janë Edi Rama, Engëll Agaçi dhe Erion Veliaj. I cili siç e keni marrë vesh ka firmosur për 91 milionë euro duke falsifikuar dokumentin e firmosur prej tij e duke e paraqitur atë si dokument të të gjitha bashkive të Qarkut Tiranë. Duke falsifikuar, duke paraqitur 91 milionë euro të firmosura, të aprovuara nga Këshilli i qytetit të Tiranës, Parlamenti i Tiranës, dhe në fakt, Këshilli ka bërë mbledhjen javë më vonë për të miratuar atë dokument që kishte hyrë në fuqi dhe kishte bërë aktive marrëveshjen. Këta para vjedhjes nuk njohin asnjë pengesë, asnjë ligj, asnjë moral, prandaj sot nuk lejojnë Parlamentin të diskutojë.

Me kaq po ju falënderoj sepse unë po nisem për në Mirditë. Do festoj me mirditorët 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA. Rama bën anti-miting, ndërsa unë do e festoj me shqiptarët e vërtetë dhe jo me nëpunës të paguar të cilët siç patë mesazhet vijnë aty vetëm për të ruajtur kafshatën e gojës dhe vendin e punës.

Në fakt, të kremtosh marrëdhëniet me SHBA me Edi Ramën dhe Taulant Ballën është njëlloj si të shkosh me Saimir Tahirin në ‘Shtëpinë e Bardhë’.

Neutrale July 28, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
1 day ago
Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
1 day ago
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.
1 day ago
Irena Beqiraj/ Albanian Files ” Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!
1 day ago
Rasti i dytë brenda pak ditëve/ Alarm te Akademia e Policisë, sëmuren 60 studentë, transportohen në QSUT
1 day ago

Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!

Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.

Irena Beqiraj/ Albanian Files ” Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?