Kështu e quan Kreu demokrat Sali Berisha, miting koncertin e thirrur sot nga qeveria për të festuar 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me SHBA, por edhe çeljen e negociatave me BE-në.
Berisha, referohet në shkrimin e tij, nga mesazhet që i kanë mbërritur dhe theksohet se administrata po detyrohet të jetë prezentë.
Ja postimi i tij në “Facebook”:
Këtij i thonë dajak miting apo mitingu me detyrim i partisë-shtet!
🔴 Lexoni mesazhin që kanë marrë të gjithë rrogtarët e shtetit në Malesinë e Madhe! sb
Përshëndetje,
Në kuadër të 100 vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve me SHBA dhe për të festuar hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, jemi të ftuar me datë 28 korrik, ora 19:00 në sheshin Skënderbe.
Pjesëmarrja juaj dhe e punonjësve tuaj është e detyrueshme dhe e domosdoshme.
Ju lutemi të konfirmoni numrin e punonjësve që do sillni me emër, mbiemër, numër telefoni , sot deri në orën 15:00.
Nesër në orën 16:30 vihet ne dispozicion autobuzat pran drejtoris për në Tiranë.
Faleminderit!