Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore në malin e Holtës, pikërisht aty ku tërheqin vëmendjen Kanionet e famshme dhe ku ndahet kufiri gjeografik i rretheve Gramsh, Përrenjas dhe Pogradec.
Veç vështirësive të terrenit dhe luftës me flakët, zjarrfikësit janë përballur dhe me shpërthimet e fuqishme të municioneve luftarake, të cilat dyshohen të jenë të luftës së dytë botërore.
Fatmirësisht në momentin e shpërthimit efektivët e zjarrfikëses ndodheshin në krahun tjetër të malit në flakë.